Home Lajme KOSOVË Austria e dënon dhe e kthen prapa qytetarin me patentë shofer të...

Vizitën që planifikoi ta bënte u detyrua ta ndërpresë pa mbërritur.Kosovari Muhamet Statovci u nis për ta vizituar vëllanë e tij në Zvicër, por për të shkuar atje përdori rrugët transite të Austrisë. Atje u ndalua nga policia austriake e cila i tha se nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës.Statovci, që u detyrua të kthehet prapa dhe u gjobit me 300 euro, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje në Edicionin Special në Klan Kosova.“Policia austriake më ndaloi në kufi. Ashtu siç më kërkuan, i dorëzova pasaportat. Më thanë se gjithçka është në rregull, por ‘ne nuk i njohim patentë shoferët e Kosovës’. I pyeta për arsyen, por më thanë se nuk i kanë njohur patentë shoferët e Kosovës deri më sot. Unë i tregova se kam udhëtuar disa herë në Evropë dhe nuk më ka ndodhur një gjë e tillë”.“Më thanë se duhet të kthehem menjëherë në Kosovë dhe më gjobitën edhe me 300 euro. U detyrova t’i paguaj 300 euro menjëherë aty dhe të kthehem prapa. Më thanë se nëse nuk e paguaj gjobën, atëherë gjykata austriake nesër merr masa të tjera”.Por, a do të ankohet ai tek institucionet kosovare për këtë që i ndodhi?“Kam arritur sot herët në mëngjes. Nesër dua të kontaktoj me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të marr vesh se pse Austria nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës. Nuk kam pasë asnjëherë probleme kur kam udhëtuar në Gjermani, Zvicër dhe Francë”.