Home Lajme BOTË BAN KI-MOON BËN THIRRJE PËR “LUFTË GLOBALE KUNDËR TERRORIZMIT”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke theksuar se liderët fetarë kanë detyra të rëndësishme në luftën globale kundër terrorizmit, ka pohuar se krimet e kryera në emër të fesë, janë kryer kundër saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki-moon në një fjalim të mbajtur në seancën verore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) ka cekur edhe problematikën në luftën kundër terrorizmit dhe atë të emigrantëve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duke vënë në dukje se në luftën kundër ekstremizmit duhet të mbështeten organizatat e shoqërisë civile dhe media ai ka pohuar se: “Grupet e komunitetit civil, institucionet e pavarura të medias, mbrojtësit e të drejtave të njeriut luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit i cili përfshin dhunë si një nga kërcënimet më të mëdha të kohës tonë”.

Ai ka rikujtuar se vendet e OKB-së kanë kaluar në veprim për të luftuar në një gamë të gjerë me kërcënimin e terrorizmit u shpreh se “Në këtë çështje liderët fetarë kanë detyra të rëndësishme”.

Ban Ki-moon duke tërhequr vëmendjen se në masat e marra kundër grupeve terroriste nuk duhet të dilet jashtë kornizës ligjore u shpreh më tej se: “Kërcënimet e DAESH, Esh-Shebab, Boko Haram, Al Kaeda dhe grupeve të tjera terroriste mund të kërkojnë masa ushtarake. Ndaj masat e marra nga vendet që luftojnë kundër terrorizmit mund të sjellin problematika të planit moral. Kjo situatë ofron më shumë që grupet terroriste të bashkojnë në anën e tyre njerëz të rinj. Gratë, të rinjtë, madje edhe të rinjtë përdoren si luftëtarë”.

– Në problematikën e emigracionit Europa duhet të luajë rol parësor-

Ban Ki-moon duke theksuar se njerëzit duke u larguar nga vendet e tyre në shumë vende të botës ata përjetojnë një dramë të madhe dhe ka theksuar më tej se: “Varfëria, keq-qeverisja, shkeljet e të drejtave të njeriut shkaktojnë luftën civile dhe miliona njerëz detyrohen të braktisin vendet e tyre, ku shumica e tyre rrezikojnë jetën për të vajtur në një vend më të sigurtë. Jemi alarmuar veçanërisht për shkak të rritjes së emigrantëve dhe azilkërkuesve në Mesdhe, Detin Andaman dhe në gjirin e Bengalit”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka theksuar se Europa duhet të luajë rolin e liderit në zgjidhjen e çështjes së emigrantëve dhe u shpreh se: “Mund ta kuptoj situatën e vështirë të Europës. E vlerësoj zgjerimin e aktiviteteve të shpëtimit në Mesdhe. I bëj thirrje Europës që të ndihmojë njerëzit që largohen nga tirania, anarkia, nga paligjshmëria. Europa në solidaritetin ndërkombëtar duhet të luajë rol parësor”.

KULTURË

0 2143

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...