Home Lajme BARDHI: MË KA SHQETËSUAR KETMANI NË EMËR TË FESË I LËVIZJES GYLEN

Turqia dëshmoi diçka shumë të rëndësishme: si politikës, ashtu edhe ushtrisë i dha mësimin e duhur. Sot ia dha mësimin ushtrisë, nesër ka mundësi t’i jep mësim dikujt tjetër. Kështu thotë në një bisedë për Time Ballkan, profesori Universitar, Ismail Bardhi. Ai thotë se ketmanin që ka përdorur Lëvizja Gylen në emër të fesë në Turqi, mund ta përdoret edhe në shtete të tjera.

“Sa i përket Lëvizjes Gylen, çdo herë më ka shqetësuar dhe penguar “ketmani” tyre. Ketmani në emër të fesë është shumë i dëmshëm. Kjo takije ose ketman i kushtoi Turqisë shumë shtrenjtë. Duhet ta dimë se ketmani që bëhet në emër të fesë është i kobshëm; ka mundësi e njëjta gjë të përdoret edhe nëpër vende të tjera të botes. Faktikisht, kësaj radhe ishte Turqia, mbetet të shohim kush e ka tani radhën”, ka deklaruar Ismail Bardhi, profesor universitar.

Ai thotë se grusht-shtetet në Turqi kanë lënë trauma të mëdha, kanë penguar shumë në zhvillimin e atij populli.

“Për fat të keq ushtria e atij vendi i ka shkelur të gjitha rregullat e një ushtrie moderne, qytetëruese e kështu me radhë. Këtë e them duke u mbështetur mbi shkrimet e ndryshme që flasin për tragjedi të paharrueshme, por kjo e fundit dëshmoi se pas ndryshimeve politike dhe një stabiliteti ekonomik, që për momentin është duke ndodhur në këtë vend, mendja e re e këtij vendi filloi të mendojë ndryshe, ta ndaj urdhrin e ushtarakut nga urdhri i terrorizimit”, tha më tej Bardhi.

Profesor Bardhi thotë se Turqia shpesh herë i ka ofruar ndihmë Maqedonisë që nga shpërbërja e Jugosllavisë e deri më sot, gjë që dëshmon se bëhet fjalëpër një shtet me peshë dhe me histori të gjatë. /SHENJA/