Home Lajme KOSOVË Bashkimi fiton derbin e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës

Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80:89 (24:18, 19:24, 14:23, 23:24), në kuadër të javës së 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 7:0, megjithatë, me kalimin e minutave Bashkimi kthehet në lojë, duke afruar rezultatin në 12:11, por, vendasit e përfundojnë çerekun e parë në të mirë të tyre 24:18, njofton Klan Kosova.Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kaluan në epërsi 29:30, dhe më pas zhvillojë një lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 43:42.Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 13 pikë, 47:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:65. Në 10 minutat e fundit, bardhekaltrit arrijnë të afrojnë rezultatin në 77:81, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfon në fund me rezultat 80:89.Te Sigal Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 18 pikë, Fisnik Rugova dhe Daniel Lekndreaj me nga 16 pikë dhe Seth Ladey me 13, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 22 pikë, Kevin Robinson me 19 pikë dhe Musab Mala me 17.Sigal Prishtina ka katër fitore dhe dhjetë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe gjashtë humbje.

KULTURË

0 83

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209