Home Lajme BB: VITI 2015 SHËNON NJË RRITJE TË PRODHIMIT TË BRENDSHËM NË SHQIPËRI

Hilda Shijaku, ekonomiste pranë zyrës së Bankës Botërore në Tiranë ka deklaruar se viti 2015 shënon një rritje të prodhimit të brendshëm në Shqipëri, duke ndjekur përmirësimin e filluar që nga viti i kaluar.

Është prezantuar sot në Tiranë në zyrën e Bankës Botërore në kryeqytetin e Shqipërisë, raporti i rregullt ekonomik për Evropën Juglindore. Prezantimi rajonal u realizua edhe përmes një lidhjeje me videokonferencë me Zyrën e Bankës Botërore në Sarajeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Hilda Shijaku, ekonomiste pranë zyrës së Bankës Botërore në Tiranë ka deklaruar se viti 2015 shënon një rritje të prodhimit të brendshëm në Shqipëri, duke ndjekur përmirësimin e filluar që nga viti i kaluar. “Kjo rritje do vazhdojë të mbetet në potencial edhe në horizontin afatmesëm. Disa nga zhvillimet ndërkombëtare kanë ndikuar në uljen e pritshmërive tona për rritjen ekonomike të vitit 2015. Rritja ekonomike e përjetuar gjatë vitit ka sjellë disa përmirësime në tregun e punës, megjithatë shifrat tregojnë se problemet strukturore në tregun e punës janë të pranishme, norma e papunësisë vijon të mbetet e lartë, duke parë forcën e punës”.

Ndërsa përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed në fjalën e saj u ndal u ndal edhe tek edhe reforma kundër informalitet, që sipas saj është e rëndësishme që ekonomia të ecë përpara. “Ajo çfarë është më e rëndësishme, pjesa informate të ekonomisë të bëhet formale. Gjithashtu edh media luan një rol të rëndësishëm për këtë duke raportuar rastet e informalitetit. Shpesh herë mundësia e zbatimit të këtyre reformave ndodh që të jetë e vështirë. Po ashtu edh rritja e punësimit është mjaft e rëndësishme që do të vijojë më rritjen e bizneseve. Duhet theksuar edh pjesa e evazionit fiskal çka mbetet për tu reduktuar. Mbështetja për zbatimin e reformave është themelore që të arrihen rezultate”- u shpreh Tahseen Sayed.