Home Lajme BOTË BEFASIA E PRESIDENTIT ERDOGAN PËR FËMIUN SIRIAN (FOTO)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan (Rexhep Tajjip Erdogan) i dhuroi një bicikletë djaloshit 6 vjeçar nga Siria të cilin e kishte goditur një shitës në qytetin e Izmirit.

Një ditë më herët, policia e qytetit të Izmirit kishte marrë në pyetje djaloshin sirian, Hasan Hantumani, dhe nënën e tij rreth një goditje që i kishte bërë djaloshit një shitës lokal. Fëmija dhe nëna e tij pastaj sërsih ishin kthyer në shtëpinë e tyre nga ana e policisë. Të nesërmen, me urdhër të Presidentit turk Erdogan, Valiu i Provincës së Izmirit, Mustafa Toprak, kishte shkuar për ta vizituar djaloshin sirian dhe familjen e tij. Ai familjes siriane i përcolli përshëndetjet e presidentit si dhe i shprehi ngushëllimet për ngjarjen jo të këndshme që i kishte ndodhur Hasanit të vogël. Valiu i Izmirit me vete kishte sjellur edhe një biçikletë, dhuratë nga Presidenti Erdogan për Hasanin e vogël. Valiu Toprak i ndihmoi djaloshit të vogël për t’i hipur biçikletës gjersa ishte në vizitë në shtëpinë e tyre.

Personi i dyshuar për sulm, Musa D. është marrë në pyetje nga ana e policisë dhe kundër tij tani janë duke u marrë procedurat e rregullta.

Përveç biçikletës, Valiu me vete kishte sjellur edhe ndihma të tjera për familjen e Hasanit. Ai posa u informua se Hasani dhe vëllau i tij nuk janë duke vijuar mësimin, urdhëroi që të ndërmerren të gjitha procedurat e nevojshme që këta dy vëllezër ta fillojnë shkollimin.

“UNË E FALA ATË”

Djaloshi i vogël sirian, Hasani, tha se ai u rrah nga një shitës lokali për arsye se ai ishte duke shitur aty afër faculeta dhe se ia kishte prekur motoçikletën e tij.

“Unë u frikova shumë dhe askujt nuk i tregova. E falënderoj Presidentin Erdogan për dhuratat e dërgura. Unë e fala atë burrë që më goditi”.

Nëna e Hasanit, Rava Hantumani, tha se ajo nuk kishte dije rreth rrahjes së djalit të saj derisa policia nuk ua solli xhirrimet. Ajo kërkoi nga shteti turk ta fal burrin që ia rrahu djalin dhe shprehu mirënjohje për sjelljen e popullit turk me refugjatët siriran.

Familja e Hasanit kishte ikur në Turqi nga Alepo e Sirisë para katër vitesh.

hasan siria 323ddd25

hasan siria 32325

KULTURË

0 2780

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...