Home Lajme KOSOVË Bekim Jashari: Jam i lënduar nga populli im, për të cilin familja...

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari është deklaruar pas kritikave që pranoi në rrjetet sociale.Ai ka thënë se fyerjet e ulëta që i janë bërë për shkak të disa deklaratave të tij, e kanë prekur mjaft shumë.“Unë nuk e di çfarë ju ka bërë juve Bekim Jashari, gjeni një fakt që i kam bërë diçka të keqe dikujt, po nuk ka. Si ka mundësi krejt këta politikan të tjerë të jenë më të mirë se sa djali i Hamëz Jasharit, unë që kam ardhur në këtë pozitë edhe pa dëshirën time, jam i lënduar nga populli im, populli për të cilin familja ime ka dhënë jetën”, ka thënë Jashari sot në emisionin e mëngjesit në kanal10.Bekim Jashari është në krye të komunës së Skënderajt nga zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, derisa më herët kjo komunë udhëhiqej nga Sami Lushtaku, tani nënkryetar i PDK-së.Jashari nuk gjeti përkrahjen e të gjithë akterëve politik në kandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt, por që kritikat ndaj tij nuk ndaluan as tani.

KULTURË

0 82

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209