Home Lajme KOSOVË Bekim Jashari: Nuk do ta dekorojmë qytetin për festa, paratë shkojnë për...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se komuna që drejton nuk do të dekorohet për festat e fundvitit.Jashari ka thënë marrë parasysh gjendjen ekonomike si pasojë e pandemisë, mjetet financiare të destinuara për dekorim do të shfrytëzohen për familjet në nevojë.“Mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.Me këtë rast kërkoj mirëkuptim nga qytetarët e komunës sonë duke uruar që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë dhe së bashku të vazhdojmë projektet dhe vizionin tonë për një Skenderaj të zhvilluar”, ka thënë Jashari.

KULTURË

0 46

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren