Home Lajme KOSOVË Berisha për Vetëvendosjen: Brigadat e kuqe po fërkojnë duart

Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, ka thënë se togfjalëshi “Ndërmarrje kriminale” është ofendim i madh që i bëhet UÇK-së.“Nëse UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale, paska qenë edhe NATO. NATO dhe UÇK kanë qenë aleate për rikthimin e demokracisë në një pjesë të Ballkanit”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.Ish ushtari i UÇK-së ka thënë se disa aktorë politikë po duan ta shfrytëzojnë situatën e fundit të krijuar në vend pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.“Në skenën politike janë disa infantilë politikë që duan ta shfrytëzojnë këtë situatë për të ardhur në pushtet. Brigadat e kuqe të Vetëvendosjes po fërkojnë duart se erdhi momenti i tyre me “Errli Dita””.“Duhet ta presin një moment tjetër për të ardhur në pushtet”.“Atë që ka thënë këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi për UÇK—në e ka thënë se Ivica Daçiq që është djali i Sllobodan Millosheviqit në politikë”.

KULTURË

0 58

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren