Home KULTURË Besmir Shishko fiton çmimin kryesor në edicionin e 31-të “Zambakut të Prizrenit”

Kënga “Më i bukuri vend” interpretuar nga Besmir Shishko, është fituese e edicionit të 31-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili u mbajt mbrëmjen e së shtunës.Kënga “Më i bukuri vend”, u kompozua nga kompozitori njohur, Veton Perolli.Ndryshe nga edicionet të tjera përshkak të pandemisë COVID-19, ky edicion u mbajt pa prezencën e publikut.Çmimi i publikut këtë edicion u vendos online, ku të gjithë teleshikuesit kanë patur mundësi brenda 15 minutave të votojnë nëpërmjet intërnetit.