Home Lajme KOSOVË Bie dukshëm numri i fëmijëve të lindur në Kosovë

Numri i fëmijëve të lindur ka shënuar rënie në Kosovë që nga viti 2016.Në vitin 2016-të ishin regjistruar 23 mijë e 261 fëmijë të lindur.Kurse, në vitin 2019, në Spitalet e Përgjithshme të Kosovës dhe QKUK u regjistruan vetëm 21 mijë e 527 fëmijë të lindur.Nëse e krahasojmë me vitin 2018-të, atëherë numri i fëmijëve të lindur ka rënë ër më shumë se 1000. Gjatë 2018-ës, ishin regjistruar 22 mijë e 660 fëmijë të lindur.Vetëm në QKUK, përgjatë vitit 2019, janë lindur 9676 fëmijë.