Home Lajme KOSOVË Bie në lumë dhe humb jetën një fëmijë 4 vjeç në Blaç...

Është raportuar se një fëmijë 4 vjeçar ka rënë në lumin e fshatit Blaç, në komunën e Dragashit, ku si pasojë ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, tha ai