“Lajmrim te nderuar qytetarUnë Bekim Muriqi nga qyteti i Prizrenit me date 25-11-2020 dita e parePas 6 vite te plota ja pra perseri ne GREVE URIE per me mbrojt kafshaten e gojes kunder Doganes se Kosoves per sektorin e pagesave ose ( vleresimit ) ne Prishtin pasi qe jam me dokumente ne regull me ligjet e Republikes se Kosoves.Apeloj ministrin e tregtise dhe industrise dhe e ngris zerin kunder sektorit te vleresimeve te Doganes se Kosoves per shkak se po me mohojne drejten time si qytetar i republikes se Kosoves ne kete situate pandemie si dhe me krize ekonomike me mbivlersim enorme me mbi 19000 mije dolare. Ju falenderoje per mirkuptime” ka shkruajtur Bekim Muriqi në rrjetin e tij social.

Pos djalit të deputetit Haxhi Shala, njëri nga të shkarkuarit nga Vjosa Osmani, është edhe djali i zyrtarit të lartë të PDK-së, Isni Kilajt.Fjala është për Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, raporton Gazeta Blic.Kilaj ishte zëvendësministër i Diasporës dhe kryetar i PDK-së në Malishevë.Osmani pos djalit të Haxhi Shalës e Isni Kilajt, e ka shkarkuar edhe Lindon Kqira (Shkup) dhe Halim Krasniqi (Tiranë).Vendimi për shfuqizimin e katër dekretëve u bë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, tha Presidenca.“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, ka thënë Presidenca.Si udhëheqëse e politikës së jashtme, Osmani ka thënë se është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm. Ajo gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe ambasada.“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në komunikatë.Ky vendim ka ardhur pasi që djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar si konsull i përgjithshëm në Pragë/ Çeki, pas rekomandimit të ministres së AAK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla.

Flakron Shala, djalë i deputetit, Haxhi Shala, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, rreth raportimeve të tija si konsull.Ai thotë se ndihet shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së ka pasur mundësinë që të përfundonte studimet themelore master dhe jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.Shala theksoi se në pozitën konsull i përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës është emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të presidentit të Kosovës.“I gjithë ky proces është bazuar në CV-në time dhe përvojën pesëvjeçare në pozitën si menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në Bordin e drejtorëve në kompaninë çeke “Elanor a.s.” pëfshirë kualifikimin universitar me gradën master i ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi teoria e ekonomisë”, ka deklaruar ai.Reagimi i plotë:Të nderuar miq, shoqeri civile dhe media të Republikës së Kosovës!Meqenëse së fundmi disa media e portale kanë etiketuar emërimin tim në pozitën konsull i përgjthshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, në shumë raste duke paragjykuar profilin tim, po ju jap këtë sqarim se:Unë ndihem shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së kam pasur mundësinë që të përfundoja studimet themelore master dhe jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.Në pozitën konsull i përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës jam emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të presidentit të Kosovës. I gjithë ky proces është bazuar në CV-në time dhe përvojën pesëvjeqare në pozitën si menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në Bordin e drejtorëve në kompaninë çeke “Elanor a.s.” pëfshirë kualifikimin universitar me gradën master i ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi teoria e wkonomisë.Nëse unë jam djali i një deputeti dhe ish-pjesëtari të UÇK-së, kjo nuk do të duhej të përbënte pengesë dhe as të nxiste debat publik për asnjë shtetas të Kosovës që të emërohet në detyra shtetërore dhe as për mua.Prindi im Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët e tjerë, pra deputeti nuk ka kompetenca të emërojë apo shkarkojë zyrtarët e MPJ-së dhe as konsujt e përgjitḧshëm.Jam i nderuar dhe i motivuar që si kuadër i përgatitur dhe edukuar në Republikën Çeke bashkë me përvojën time perëndimore, të përfaqësoj me dinjitet, profesionalizëm dhe kujdes Republikën e Kosovës kudo, në çdo takim, aktivitet apo detyra të konsullit të përgjithshëm.Flakron H. ShalaPragë, 25.11.2020

Pak minuta më parë mediat në Argjentinë kanë raportuar se ka vdekur legjenda e futbollit, Armando Maradona.Pas një sulmi në zemër, Maradona ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Argjentinë, shkruan IndeksOnlineSipas gazetës argjentinase, “Clarin”, Maradona nuk ka arritur ta përballojë një sulm në zemër, ku edhe i mori jetën atij.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Zafir Berisha po e konsideron “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.Me anë të një postimi në Facebook, zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje.Sipas tij, me Osmanin në krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?”, ka shkruar ai.Shkrimi i plotë:A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel.Zafa

KULTURË

0 56

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren