BRAKTISJA E FËMIJËVE NË RRITJE
Është shtuar numri i nënave të cilat braktisin foshnjat e tyre. Në tre mujorin e parë të viti 2014 sipas statistikave janë braktisur nëntë fëmijë ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti 16 nëna kanë braktisur foshnjat e tyre.
Sipas punëtores sociale të QKUK’së arsyet më të shpeshta janë ndarja e çiftit dhe nënat e moshave të mitura të cilave familjet nuk ua pranojnë foshnjat.
Mungesa e infermiereve ndikon që këta fëmijë të mos e gëzojnë përkujdesjen e duhur, pasi që gjatë një ndërrimi është vetëm një infermiere.
Veshmbathjet për këta vogëlushë të braktisur sigurohen përmes donacioneve./RTK/