Home Sport Bubka mbron vendimin për Kosovën

Ish-atleti i njohur ukrainas, Sergey Bubka, ka mbrojtur vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të pranuar Kosovën.

Bubka është anëtar i IOC-së dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të IOC-së.

Si anëtar i IOC-së mori pjesë në Sesionin e 127-të të IOC-së të mbajtur më 9 dhjetor të vitit të kaluar kur në mënyrë unanime u vendos për pranimin e Kosovës me të drejta të plota, transmeton Koha.net.

Bordi Ekzekutiv i IOC-së, më 22 tetor njohu Kosovën si anëtare të përkohshme.

“Arsyeja kryesore për këtë vendim të Bordit Ekzekutiv të IOC-së ishte që sportistëve nga Kosova t’iu ofrohet mundësia për të garuar në Lojëra Olimpike”./koha/