Bukë falas në tre Xhami të Prizrenit
Bashkësia Islame në Prizren gjegjësisht dega e Shoqatës “Bereqeti” kanë filluar shprëndarjen e bukëve falas për persona me nevoj në Prizren.
Sipas kryetarit të Shoqatës Bereqeti në Prizren Kurtish Hoxhaj momentalisht janë vendosur kënde ku qytetarët e Prizrenit të cilët nuk kanë kushte mund të marrin bukë falas në Xhaminë “Sinan Katib”,në Tusuz dhe në Xhaminë e Arbanës.
Ky aksion mund të shtrihet edhe në disa xhami të tjera Prizrenit me shtimin e donatorëve tha Hoxhaj për Rtv Besa.
Buka falas do të shprëndahet çdo ditë të punës Hënë – Premte.