Home Lajme Burri nga Prizreni ia godet me armë zjarri qenin bashkëfshatarit, e mbyt...

Një person e ka qëlluar me armë zjarri qenin e bashkëfshatarit të tij duke e mbytur në vend.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë e tij me qenët e racës së Sharrit , i është afruar një qenë pronë i bashkëfshatarit të tij i llojit të gjuetisë i cili ka sulmuar qenin e të dyshuarit , për ta ndalur sulmin i dyshuari me armën e tij të gjuetisë të cilën e kishte me leje ka goditur qenin e bashkëfshatarit të cilin e ka mbytur në vend.

Arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie, njëzetë e dy fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar.

Rasti nën hetime.
“Prizren 28.02.2021 – 15:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë e tij me qenët e racës së sharrit , i është afruar një qenë pronë i bashkëfshatarit të tij i llojit të gjuetisë i cili ka sulmuar qenin e të dyshuarit , për ta ndalur sulmin i dyshuari me armën e tij të gjuetisë të cilën e kishte me leje ka goditur qenin e bashkëfshatarit të cilin e ka mbytur në vend. Arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie, njëzetë e dy fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të policisë.