Home Lajme BOTË BURSA, QYTETI TURK QË ZGJOHET PËR SYFYR MË KËNGË BALLKANASE

Të veshur më veshjet folklorike shqiptare grupi i të rinjve shëtit rrugët e lagjes Selamet duke kënduar këngë popullore folklorike të vendeve të ndryshme ballkanike dhe duke i rënë klarinetës, defit e daulles.

Të rinjtë e Qendrës Profesionale të Folklorit (BURFEM) në qytetin Bursa këtu në Turqi kanë zgjedhur një metodë pak ndryshe për të zgjuar banorët e një lagjeje në këtë qytet për syfyr, ushqim që hahet për fillim e ditës së agjërimit.

Të veshur më veshjet folklorike shqiptare grupi i të rinjve shëtit rrugët e lagjes Selamet pranë minibashkisë Osmangazi duke kënduar këngë popullore folklorike të vendeve të ndryshme ballkanike dhe duke i rënë klarinetës, defit, daulles etj.

Ndërkohë të rinjtë ndërsa zgjonin banorët e kësaj lagjeje janë përballur me surprizat e banorëve, të cilët i qerasnin ata me byrek tradicional apo edhe ëmbëlsira, të cilat i kishin përgatitur për syfyrin e radhës.
Nga ana tjetër kryetari i Federatës të Shoqatave të Rumelisë në Bursa (RUDEF), Adem Serbest thotë se ky është viti i katërt i organizimit të një evenimenti të tillë në qytet.

Ademi thotë se organizimi në fjalë i ka kaluar kufijtë e qytetit dhe njihet në të gjithë Turqinë. Madje ai shprehet se kanë marrë shumë mesazhe të mira edhe nga vendet e Ballkanit në lidhje me përshtypjet. Ai shpjegon se për të mos e shqetësuar popullatën këtë eveniment e organizojnë në fundjavë.

Serbest thotë gjithashtu se janë duke bërë përgatitjet për organizimin edhe të një evenimenti shumë të madh për muajin e Ramazanit. “Tashmë është kthyer në traditë. Banorët e qytetit sapo vjen muaji i Ramazanit pyesin se kur do ta bëjmë programin. Jemi shumë të lumtur për këtë” u shpreh Serbest në vazhdim të fjalës së tij.

Ndërkohë të rinjtë e grupit folklorik pasi bënë xhiron e lagjes në fjalë nuk nguruan të hanë syfyrin me byrekët dhe ëmbëlsirat tradicionale ballkanase, të cilat ua kishin dhuruar banorët. /TRT/

bursa shqiptar 1

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...