Home Lajme BUSHATI: SHQIPËRIA KA TË NJËJTIN QËNDRIM ME TURQINË SA I PËRKET FETO-s

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tyre kokë më kokë dhe mes delegacioneve në ndërtesën zyrtare të ministrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Bushati, në lidhje me strukturimin e organizatës terroriste FETO në Shqipëri tha se “Ne tregojmë të njëjtin qëndrim me Turqinë, e mbështesim Turqinë dhe në këtë çështje jemi të vendosur. Në kuadër të procedurës së brendshme ligjore jemi në bashkëpunim me qeverinë e Turqisë për të kapërcyer çdo pengesë”.

Pasi ka vënë në dukje se qeveria shqiptare ka dënuar pa mëdyshje menjëherë tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut, Bushati tha se populli turk në natën e tentativës së puçit është mbështetur në mënyrë të vendosur tek demokracia duke shprehur në emër të qeverisë ngushëllimet për personat që humbën jetën.

Ndër të tjera Bushati theksoi se mes dy vendeve ka marrëdhënie të forta dhe strategjike dhe se një Turqi e fortë është e rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për vendet e Evropës. “Fuqinë e Turqisë e kemi vërejtur në luftën kundër migracionit dhe kundër terrorizmit”, ka thënë Bushati.

Ai shprehu mirënjohje ndaj Turqisë e cila në ditët e vështira ka qenë pranë vendit të tij duke mbështetur anëtarësimin e saj në organizata si NATO. Bushati tha se nuk do ti harrojnë asnjëherë ndihmat e ofruara nga Turqia.

Ministri Bushati rikujtoi se në takimin me Çavuşoğlun janë dakorduar në çështjen për zhvillimin e bashkëpunimit në çështjet si atë të energjisë, transportit, bujqësisë dhe turizmit. Ai ka theksuar se gjithashtu kanë diskutuar edhe çështjen e disaporës shqiptare duke rikujtuar se në Turqi jeton një masë e madhe e qytetarëve turq me origjinë shqiptare.

Struktura e FETO-s në Shqipëri

Në pyetjen në lidhje me strukturimin e FETO-s në Shqipëri, ministri Bushati është përgjigjur se “Tregojmë të njëjtin qëndrim me Turqinë, e mbështesim Turqinë dhe në këtë çështje jemi të vendosur”.

“Në kuadër të procedurës së brendshme ligjore jemi në bashkëpunim me qeverinë e Turqisë për të kapërcyer çdo pengesë. Miku im Çavuşoğlu e shprehu shumë qartë. Ashtu siç e shprehu edhe ai nuk ka nevojë për panik. Për sa kohë që ne jemi dy vende mike dhe vëllazërore që bashkëpunojnë në çdo fushë si ajo e energjisë, sigurisë dhe ekonomisë ne jemi bashkë me Turqinë. Ne jemi krah për krah dhe pranë Turqisë”, ka thënë minstri Bushati.

Bushati takohet edhe me Presidentin Erdoga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, raporton Anadolu Agency. Takimi Erdoğan-Bushati i mbajtur me dyer të mbyllura për median në rezidencën presidenciale ka zgjatur afërsisht gjysmë ore.

Yıldırım takohet me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, i cili ka zgjatur rreth 40 minuta.

Bushati takohet me Kryetarin e TBMM-së, Ismail Kahraman

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, në fjalimin e tij gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, u shpreh se ndien kënaqësi për praninë e ministrit Bushati në Turqi dhe mikpritjen që ia bënë në Kuvend. /Anadolu Agency/