Home Lajme BOTË Çavusoglu: Krahas të gjitha pengesave të shtunën do të shkojmë në Holandë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se krahas të gjitha pengesave ai të shtunën do të takohet me qytetarët turq në Rotterdam.

Ministri Çavusoglu mbajti një fjalim në konferencën me temë, “Kushtetura e re Turqia e re” që u organizua në Qendrën e Kulturës Yunus Emre nga ana e bashkisë së Keçioren në Ankara.

Duke theksuar se në mesin e prioriteteve të politikës së jashtme turke janë edhe qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit dhe komunitet fisnore dhe të afrishme, Ministri Çavusoglu tha: “Ditëve të fundit posaçërisht disa vende në Evropë pengojnë takimet me qytetarët tanë. Ata edhe nuk u japin nënshtetësinë edhe i mbajnë peng në këtë mënyrë”.

Çavusoglu theksoi se kjo gjendje nuk zë vend në njerëzimin, konventat diplomatike, miqësi, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, të drejtat demokratike dhe të lirive, ndërsa shtoi se Turqia ka shprehur qartë qëndrimin e saj përballë Holandës, e cila shkelë mirësjelljen diplomatike.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri një bisedë të fundit me homologun e tij holandez, Bert Koenders.

Pas kësaj bisede Çavusoglu e foli fjalën e tij të fundi dhe tha: “Në dhashë Zoti të shtunën do të shkojmë në Rotterdam krahas të gjitha pengesave dhe retorikave raciste. Aty do të takohemi me vëllezërit tanë turq dhe do të çmallemi së bashku. Askush nuk mund të na pengoj”.

Çavusoglu shpjegoi edhe sfondin e pengimeve të politikanëve turq në Evropë.

Ai tërhoqi vëmendjen në kohën e këtyre pengesave, ndërsa vijoi duke pyetur se “Pse vendosen këto pengesa posaçërisht në këtë fazë? Sepse punojnë në drejtim që në referendumin popullor të del zgjidhja ‘jo’, ata nuk duan që nga ky referendum të dalë përgjigjja ‘po’”.

Në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën e organizuar me temë “Kushtetura e re Turqia e re” në Qendrën e Kulturës Junus Emre në Ankara, Ministri Çavusoglu i bëri një përmbledhje sistemit të ri me këto fjalë: “Ky sistem do të jetë një sigurim për Turqinë pas Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Vet sistemi do të jetë i fortë, sepse do të ketë një president të zgjedhur nga populli me 50+1% të votave”.

KULTURË

0 1980

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...