Home Lajme BOTË Çavuşoğlu: Mjerë për gjendjen e Europës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka komentuar pankartën e ngritur në mitingun e organizuar në Bern të Zvicrës, duke thënë se fakti që kjo pankartë është hapur nga një parti socialiste tregon qartë se në çfarë pike ka ardhur kjo parti, domethënë në vijën e terrorit. ”Nëse nuk është fashizëm kjo gjë, çfarë është?”, pyet ai, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu pas takimit me shoqërinë civile në Antalia ka dhënë disa vlerësime për AA, në lidhje me zhvillimet e fundit. Ai ka komentuar pankartën e hapur gjatë organizimit të një mitingu në mbështetje të ”jo”, në Bern të Zvicrës, pankartë kjo e cila tregonte si shënjestër Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Çavuşoğlu tregon se ata kanë vepruar menjëherë për këtë pankartë, në të cilën duket Presidenti Erdoğan dhe një pistoletë e drejtuar drejt tij. Ndërsa shkruhej ”Kill Erdogan”. Ai thotë se ata kanë bërë reagimet dhe lëvizjet e nevojshme diplomatike dhe më pas shton: ”Ngjarja e ndodhur në Zvicër, nuk mund të pranohet. Pata një komunikim me telefon me homologun e Zvicrës, Didier Burkhalter. Ai më tha që nuk ka dijeni për këtë. I dërguam edhe fotografitë. Të vijë deri në këtë pikë, një parti socialiste në Zvicër sa që të zhvillojë propagandë bashkë me militantët e PKK-së dhe të përdorë slogane të ngjashme në miting, është diçka e papranueshme. Madje të thuash ”Kill Erdogan” në Bern, kryeqytetin e Zvicrës, është një tregues i qartë se deri në çfarë pike mund të arrijë një parti socialiste në këtë vend. Domethënë në një vijë me terrorin. Nëse kjo nuk është fashizëm, çfarë është?”.

“Je në të njëjtën vijë me organizatën terroriste”

Ndërsa duke kritikuar politikat e kohëve të fundit të Bashkimit Europian ndaj Turqisë, Çavuşoğlu në vijim të fjalës së tij shton: ”Nëse një parti politike, madje një parti socialiste ka ardhur në një vijë fashizmi, atëherë mjerë për gjendjen e Europës. Ajo që po mundohemi të themi ne kjo është. Ti ‘vrit Erdoğan-in’, nxite terrorin dhe dhunën dhe më pas kur të kritikojnë të tjerët ngrihesh dhe thua se përse flet kështu Turqia me ne. Po themi të drejtën. Çdo të thotë që një parti politike vendos pankartën ‘vrite Erdoğanin’ në parlament? Nëse kjo nuk është fashizëm, çfarë është? A nuk është ky një bashkëpunim me organizatat terroriste? Kjo do të thotë që je në të njëjtën vijë me terrorin dhe organizatën terroriste.”

”Për fat të keq Europa kjo është. Ajo po shkon drejt një gremine. Kjo është ajo që themi ne, por përsëri nuk kuptojnë. Tashmë duhet të nxjerrin kokat nga rëra”, tha Çavuşoğlu në vijim.

“Fjalën e fundit do ta thotë populli turk”

Duke vënë në dukje se Europa po shkon drejt një pikë shumë të rrezikshme, Çavuşoğlu në vijim ka shtuar: ”Le të thonë ç’të duan dhe të bëjnë ç’të duan. Gjatë fushatës së këtij referendumi ata bënë propagandë për ”jo”. Fjalën e fundit do ta thotë populli turk. Populli jonë më 16 prill do tregojë që pronari i këtij vendi është vetë ai. E drejta e fjalës është e tij dhe vendimi është i tij, madje se Europës nuk i takon gjë për këtë, por vendimin e jep vetë populli.”

Ndërsa duke thënë se nuk do ta lënë ndjekjen e kësaj çështjeje, Çavuşoğlu në vijim ka shtuar: ”Ne do të jemi në ndjekje të kësaj situate. Do të shohim se çfarë hapash do të hedhin.”

“Një situatë turpi”

Duke iu referuar situatës së fundit në Siri, ministri Çavuşoğlu tha se ushtarët e SHBA-së dhe ata rusë janë parë me flamuj dhe simbole të YPG-së.

“Ky është një tregues i qartë që shtete të caktuara kur ju duhet mund të bashkëpunojnë edhe me organizata terroriste. Faktikisht janë në një garë se kush qëndron më afër një organizate terroriste. Kjo për fat të keq është një situatë turpi. Fakti që shtete të mëdha bashkëpunojnë me një organizatë terroriste në Siri, madje veshjen e uniformave dhe vendosjen e simboleve të tyre, është me të vërtet një situatë turpi.”

KULTURË

0 2780

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...