Home Lajme BOTË Çfarë do të ndryshojë me sistemin presidencial në Turqi?

Pas deklaratës së Kryetarit të Këshillit të lartë Zgjedhor se Referendumi do të zhvillohet në datën 16 prill, një nga çështjet kryesore dhe më të diskutuara është sistemi presidencial.

Mirëpo çfarë do të ndryshojë me sistemin presidencial?

Ligjbërësi:

Numri i deputetëve nga 550 do të rritet në 600.

Mosha për t’u zgjedhur deputet nga 25 do të zbresë në 18.

Zgjedhjet e deputetëve do të bëhen një herë në 5 vjet dhe do të mbahen në një ditë me zgjedhjet presidenciale.

Presidenti:

Kandidat për president mund të paraqesin grupet (koalicionet) e partive politike, partitë politike që në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kanë marrë vetëm ose në koalicion të paktën 5% të votave të vlefshme si dhe të paktën 100 mije zgjedhës.

Presidenti do të mund të nxjerrë dekretligje për çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e tij ekzekutive.

Presidenti do të mund të shpallë edhe gjendjen e jashtëzakonshme në rastet e mobilizimit të përgjithshëm, të kryengritjes, të një tentative të fuqishme dhe vepruese kundër atdheut ose republikës, të përhapjes së lëvizjeve të dhunshme që rrezikojnë nga brenda ose jashtë pandashmërinë e vendit dhe të popullit.

Presidenti mund të emërojë një ose më shumë ndihmës të tij.

Kuvendi do të kontrollojë aktivitetin e Presidentit. Në qoftë se shumica e thjeshtë e numrit të plotë të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë do të paraqesë një mocion kundër Presidentit, i cili sipas kushtetutës aktuale nuk ka përgjegjësi para Kuvendit, me pretendimin se ka kryer një vepër penale, atëherë do të mund të kërkohet kryerja e hetimit.

Dekretet e Presidencës që do të nxirren në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të jenë të varura nga kufizimet e dekreteve që dalin në gjendje të zakonshme.

Presidenti do ti paraqesë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë projektligjin për buxhetin.

Zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë dhe presidentin do të mbahen më 3 nëntor 2019.

Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (HSYK):

Emri i “Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” do të ndryshohet në “Këshilli i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”; këshilli do të ketë 13 anëtarë dhe do të punojë me dy kolegje.

4 anëtarë të këshillit do të zgjidhen nga Presidenti, kruse 7 nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.

Nënsekretari i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë anëtar ‘ex officio’ i këshillit.

Gjykata Kushtetuese:

Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga 17 do të reduktohet në 15.

Gjykatat ushtarake:

Me përjashtim të gjykatave disiplinore nuk do të themelohen gjykata ushtarake.

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...