Home Lajme KOSOVË Çmimet e barnave në Kosovë, më të shtrenjtat në rajon

Qytetarët e Kosovës paguajnë 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit, thonë nga Oda e Farmacistëve. Kjo për shkak se në vend nuk ka unifikim të çmimit të barnave.Laramania e çmimeve të barnave nëpër barnatoret e Kosovës, sipas farmacistëve, ka ndikuar që qytetarët të mos kërkojnë cilësi në shërbim të blerjes së barnave, por çmime më të lira.Rrjedhimisht barnat kontrabandohen dhe më pas shiten me çmime më të lira.Por, farmacisti Gjon Leka i tha Radios Evropa e Lirë se barnat të cilat vijnë ilegalisht, qytetarët i blejnë për shkak të çmimit më të ulët. Por, ato barna, thotë ai, hyjnë në Kosovë në kushte jo të përshtatshme dhe e rrezikojnë jetën e qytetarëve.“Pyetja e parë e çdo pacienti është se sa kushton ilaçi që e kërkon. Ne çdo herë kemi kërkuar rregull dhe unifikim të çmimit, por në mungesë, ne duhet të merremi me kalkulime të çmimeve. Ne varemi nga depot se me çfarë çmime i marrim ilaçet dhe me çfarë t’i shesim. Nëse ata e lëvizin çmimin, e që ndodh çdo herë, edhe ne duhet të lëvizim (çmimet), e që kemi ankesa më pas”, tha ai.Në Kosovë janë 1,200 farmacistë të licencuar dhe 650 barnatore. Aktualisht, 10 për qind prej farmacistëve të licencuar e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në institucionet publike, ndërsa pjesa tjetër në institucione private.Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi tha se ka pritur që të përfundojë procesi i unifikimit të çmimit të barnave, pasi që prej muajit maj të vitit 2019, për këtë çështje është në fuqi një udhëzim administrativ.Por, puna ka mbetur në gjysmë për unifikimin e çmimeve, pasi komisioni i ankesave në Ministrinë e Shëndetësisë, gjashtë ditë para përfundimit të procesit dha dorëheqje dhe ende nuk është emëruar një komision i ri, i cili do ta vazhdonte punën.“Ka 20 vjet që çmimet nëpër barnatore nuk janë të unifikuara. Problemet që sjellë ky mosrregullim sjellin abuzime me çmime, pasi çmimet janë shumëfis

KULTURË

0 45

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren