Home Lajme KOSOVË ÇOLLAKU: QEVERIA SAPO MIRATOI MSA-NË, PRES ME PADURIM NËNSHKRIMIN E SAJ

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku tha se Qeveria e Republikës se Kosovës sapo ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim.

Ky, sipas tij, është hapi i fundit para nënshkrimit të kësaj marrëveshje të, siç e quan ai, rëndësisë historike dhe jetike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Republikës së Kosovës ne Bashkimin Evropian, raporton lajmi.net.

“Si kryenegociator i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë dhe që kanë mbështetur këtë proces. Pres me padurim të martën kur do të bashkë-nënshkruaj këtë marrëveshje në emër të Republikës së Kosovës. Urime për Kosovën evropiane dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Çollaku në Facebook.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...