Home Lajme KOSOVË Dalin detajet e mbledhjes së LDK-së – Të gjithë kundër zgjedhjeve të...

Në takimin e mbajtur të Isa Mustafës me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Avdullah Hoti, sic mëson Gazeta Blic, është marrë vendim që në mënyrë kategorike, të evitohen zgjedhjet e parakohshme.I vetmi që brenda kësaj mbledhje, ka kërkuar shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme, ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.Të gjithë deputetët tjerë prezentë në mbledhjen e djeshme, kanë deklaruar se LDK nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe sipas tyre, shkuarjen në zgjedhje duhet evituar në secilin variant.Kjo temë diskutumi, ka qenë edhe në mbledhjen e së kësaj të hëne, ku prezentë përveç kryeministrit Hoti dhe deputetëve të LDK-së, ishte edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.Edhe në këtë mbledhje, i vetmi që kërkoi shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ka qenë shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.Siç mëson gazeta, Gashi ka dhënë arsyetime, se shkuarja në zgjedhje do ta ndalonte rënien e Lidhjes Demokratike.Mirëpo, njësoj sikurse Gashi, nuk po mendojnë zyrtarët tjerë të LDK-së.Asyetimin që zyrtarët e LDK-së e kanë dhënë për mos shkuarjen në zgjedhje, është rezultati i së dielës në Podujevë.Sipas arsyetimeve të dhënë në mbledhje, ata kanë deklaruar se me këtë rezultat të arritur në Podujevë, shkuarja në zgjedhje, do të ishte e rrezikshme për Lidhjen Demokratike.Pas mbledhjes së djeshme, para mediave, ka dalur të flas shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.Në momentin kur u pyet se a është e gatshme LDK të shkojë në zgjedhje të reja, Gashi u përgjigj se partia në të cilën gjendet, gjithmonë është e gatshme për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.Ditëve në vijim pritet të merret vendim brenda Lidhjes Demokratike, se cilat do të jenë hapat që ata do të vendosin për të ardhmen.