Home Lajme KOSOVË Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit për t’ia liruar vendin...

Daut Haradinaj i AAK-së, ka hequr dorë nga mandati i fituar i deputetit në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

“Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend. Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë”, është shprehur Haradinaj.

“Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit”.