Home Lajme KOSOVË Daut Haradinaj: Mua nuk më intereson hiç ku është feja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për krimet ndaj katolikëve që përmenden në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.Haradinaj tha se duke u nisur që aktakuza ka shkuar deri në këtë nivel, tregon qëllimin e aktakuzës. Ai tha se nuk i intereson feja dhe se ai është shqiptar.“Në Dukagjin nëse i ke thënë dikujt je katolik ose mysliman, ke qënë burrë i keq.Para çdo feje unë e kam etninë time!Unë jam shqiptar i vendit tim!Mua nuk më intereson hiç ku është feja! Nëse nuk kam shtet e vatan, çka ka rëndësi feja?!”, tha Haradinaj në Kanal10.