Home Lajme KOSOVË Daut Haradinaj paralajmëron Komisionin për Veteranët e UÇK: Do t’ju tërheqin zvarrë...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar Komisionin për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, se do t’i zvarrisin në shesh për mos-nxjerrjen e listave përfundimtare.

Ish komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk do t’i nënshkruajë këto lista, pasi që jashtë tyre kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tij, transmeton Telegrafi.

“Anëtarët e komisionit për verifikimin e ish ushtarëve të UÇK-së, veteranët që do të jenë edhe më shumë, do t’i zvarrisin në shesh. Unë nuk do t’i nënshkruaj këto lista pa u fut krejt ushtarët e mi. Të gjithë veteranët e luftës kanë pasur kartela”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se “Rrafshi i Dukagjinit ka pasur më tepër ushtarë se Zona e Drenicës dhe se këtë e dinë edhe Sami Lushtaku dhe gjithë komandantët e UÇK-së. Ndërsa po del se Dukagjini ka më pak ushtarë se disa zona të tjera”.

Ndërkaq, ish kryetari i veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli, ka akuzuar komandantët për mos publikimin e listave përfundimtare dhe se veteranët e luftës duhet të ‘protestojnë në Drenicë dhe Dukagjin dhe jo para Qeverisë së Kosovës’.

 

KULTURË

0 2709

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...