Home Lajme BOTË Davutoglu: Çështja armene provokohet nga palët e treta

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi se çështja në lidhje me ngjarjet e 1915-s provokohet vazhdimisht nga palët e treta.

I ftuar në transmetimin direkt të një kanali televiziv privat, Davutoglu vuri në pah se e gjithë çështja e diasporës armene është ngritur mbi hakmarrjen.

Ndërsa qëndrimi zyrtar i Ankarasë, – vijoi shefi i qeverisë turke, është të ndërtojmë bashkë të ardhmen, duke kuptuar drejtë historinë dhe pasqyruar atë paqësisht në politikë.

Pasi theksoi se historia e turqve dhe armenëve nuk përbëhet vetëm nga ngjarjet e 1915-s, Kryeministri Davutoglu u shpreh me këto fjalë: “Më parë kam publikuar një artikull mbi sesinë e interpretimit të historisë osmane, ndërsa tani po punoj mbi një libër. Në dallim nga kjo, diaspora armene po krijon prej dhjetëra vitesh një gjuhë urrejtjeje, duke përcjellë nga brezi në brez një histori të shpjeguar njëdimensionalisht. Madje, për këtë gjuhë urrejtjeje, është formuar edhe një sektor i posaçëm.”

Mes të tjerash, kryeqeveritari turk nënvizoi se është e pamundur të kënaqësh diasporën armene.

“Disa rrethe nuk duan që kjo plagë të mbyllet. Po të na lënë, ne turqit dhe armenët ulemi e hallosemi, japim e marrin dhurata me njëri-tjetrin dhe zbulojmë së bashku botën tonë”, tha ai.

Në fund të emisionit televiziv, Kryeministri Davutoglu tërhoqi vëmendjen se qytetarët me origjinë armene janë ngritur në poste shtetërore shumë të larta në Turqi, ndërsa shtoi se “armenët janë bij themeltarë të këtyre trojeve”./trt/

 

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...