Home Sport DE BIASI: BARAZIM NDAJ DANIMARKËS, FITORE NDAJ PORTUGALISË

Gianni De Biasi thotë se Shqipëria do të kërkojë një pikë ndaj Danimarkës, por tre pikë të plota ndaj Portugalisë në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2016.

Shqipëria aktualisht pozicionet e dyta, me pikë të barabarta me Danimarkën dhe dy më pak se Portugalia, të cilët do të jenë edhe rivalët e radhës për Kuqezinjtë.

“Në dy ndeshjet e ardhshme nuk na mjafton një pikë”, ka deklaruar De Biasi për “Sport News”, transmeton Telegrafi.

“Nëse arrijmë ta marrim një pikë në Danimarkë, do të jem i kënaqur. Më pas, ndaj Portugalisë, do të futemi në fushë për fitore, sikurse kemi bërë gjithmonë”, ka shtuar italiani.

Ai po ashtu ka folur edhe për talentet që po shpërthejnë gjatë këtij sezoni si Manaj, Kamberi apo Tarashaj, të cilët i ka quajtur e ardhmja e Shqipërisë./telegrafi/