Home Lajme KOSOVË DELEGACIONI NGA AK PARTI, VIZITON DEGËN E PARTISË SË DREJTËSISË NË PRIZREN

Kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë në Prizren, Qemal Mehmeti së bashku me bashkëpunëtorët e vet , nënkryetarin Dr, Nadir Abazin dhe anëtarin e kryesisë Z. Abdullah Kryeziu, kanë pritur të shtunën mbrëma një delegacion të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Parti) të Turqisë, më në krye Mehmet Babacan, këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Turqisë, Numan Kurtulmus.

Delegacioni turk u njoftua mbi aktivitetin e degës së PD në Prizren. Kryetari i deges , Z. Qemal Mehmeti e çmoi lart vizitën e delegacionit turk, duke e vlerësuar si një mundësi dhe hap të rëndësishëm në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe ekonomike të Komunës së Prizrenit dhe komunave të Turqisë.. Poashtu, edhe bashkëpunimi ndërpartiak midis AK dhe PD u vlerësua shumë strategjik dhe u shpreh pajtueshmëri dhe gadishmëri që i njëjti të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet. Edhe me këtë rast populli turk dhe institucionet shtetërore, ato ekonomike dhe joqeveritare të Turqisë u falenderuan për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës , me theks të posaqëm në ndihmat Komunës së Prizrenit.

Z. Mehmet Babacan, këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Turqisë, Numan Kurtulmus, në emër të delegacionit turk, por edhe në emër të Qeverisë së Turqisë, falënderoi kryetarin e degës së PD në Prizren Z, Qemal Mehmeti dhe bashkëpunëtorët e tij , për pritjen, duke siguruar se do të angazhohen që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë.

Nga të dy palët u konkludua se vlerat e përbashkëta duhet të ruhen dhe kultivohen edhe në të ardhmen.

KULTURË

0 2794

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...