Home Lajme KOSOVË Dërgohet në QKUK i riu nga Malisheva i cili ishte raportuar si...

28 vjeçari, Jetmir Rudi, ishte raportuar si i zhdukur.Për rastin e të riut nga fshati Rud i Malishevës, kishte lajmëruar vet familja e tij në Policinë e Kosovës, ku edhe kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.Madje, i njëjti dyshohet se ishte rrëymber, çka pati edhe fotografi, ku shihej i zhveshur dhe i lidhur në një vend malor.Por, Jetmiri, në orët e mbrëmjes së sotme u gjet i gjallë.Nysret Gjurkaj, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për IndeksOnline ka dhënë edhe detaje të reja në lidhje me rastin.“Njoftoheni se rreth orës 18:00 viktima është gjetur nga familjarët e tij në hyrje të fshatit Rud. I njëjti është sjellë në QKMF-Malishevë për tretman mjekësor, e pas kontrollit fillestar është dërguar në QKUK-Prishtinë, për ekzaminim më të detajuar”, tha ai.Gjurkaj bën të ditur se në momentin e gjetjes 28 vjeçari ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.“Nuk ka pasur ndonjë lëndim, por ka qenë i shqetësuar. Hetimet janë në trajtim të përshpejtuar dhe do të njoftoheni me kohë për zhville të tjera”.Ende s’dihet më shumë rreth rastit dhe nuk ka të arrestuar.