Home Lajme KOSOVË Deri në fund të javës së ardhshme mund të mirret vendimi për...

Shoqata “Esnaf” takon ministrin e shëndetësisë

Sot, Kryetari Varis Xhejlani dhe Nënkryetari Ömer Macun bashkë me Përfaqësuesit e Salloneve të Dasmave vizituan Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj.

Tema kryesore e takimit ishte eliminimi i paqartësive rreth sezonës së dasmave, e cila paraqet një rëndësi të madhe për Ekonominë e vendit dhe për qytetarët tanë të cilët vijnë nga Diaspora.

Ministri Zemaj, ka dhënë një mesazh pozitiv rreth fillimit të sezonës së dasmave dhe deklaroi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në qoftë se nuk ndodh ndonjë incident të papritur, deri në fund të javës së ardhshme mund të marrin vendimim e shumë pritur në lidhje me Sezonën e Dasmave.

KULTURË

0 12

Djemtë e grupit muzikor "04band" nuk i ndal as pandemia, të përkushtuar ndaj artit, e në veçanti të muzikës, tani më janë...