Home Lajme KOSOVË Dështon votimi i Ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit të Trustit

Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kjo pikë do të shtyhet për seancën e ardhshme plenare.Votimi i këtij projektligji do të iu mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 mbi miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

KULTURË

0 45

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren