Home Lajme KOSOVË Detaje rreth vdekjes në Klinë, emri i personit që u godit nga...

Detaje rreth vdekjes në Klinë, emri i personit që u godit nga treni

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë konfirmoi se sot rreth orës 06:15 një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.

Mësohet se viktima është Muhamet Tovërlani, i lindur në vitin 1963.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, ndërsa dyshohet se personi qëllimisht i ka dalë trenit para në rrugë, duke kryer vetvrasje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...