Home Lajme KOSOVË DIALOGU ME SERBINË VAZHDON TË HËNËN E JAVËS TJETËR

Dialogu i djeshëm në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se një marrëveshje, atë për pranim të policave të sigurimit. Por, kryeministri Isa Mustafa, bënë të ditur se ky dialog do të vazhdojë më 29 qershor.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës përmes një njoftimi të postuar në Facebook, sot në mëngjes, duke folur për takimin e djeshëm homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dje është përmbyllur një ditë e ngjeshur e dialogut me Serbinë në Bruksel.

“Për shumë tema që i trajtuam është punuar gjatë nga ekspertet tanë, të cilët me përgjegjësi të plotë po mbulojnë fushat e tyre”.

Ai ka thënë se në këtë punë të përkushtimit të zgjidhjes së problemeve nuk ka orar.

“Këtu nuk ka orar, punohet ne orën dy të mëngjesit, sikurse në dhjetë të ditës. Ekziston përkushtimi i të gjithëve që të zgjidhim problemet, të cilat na mbajnë peng gjatë ketyre gjithë viteve të pas luftës e ti kthehemi perspektives tonë zhvillimore dhe integruese”.

Me këtë rast kryeministri Mustafa ka bërë të ditur edhe datën se kur do të zhvillohet takimi tjetër me homologun e tij serb Vuçiq.

“Do ëe vazhdojmë më 29 qershor kur, pas punës së eksperteve në sqarimet ligjore e kushtetuese të shumë çështjeve të hapura karshi orientimeve të qarta politike, do të bëjmë përpjekje të përmbyllim disa nga marrëveshjet, përkatësisht parimeve të përgjithshme për disa çështje kapitale për vendin tonë”, ka shkruar në fund kryeministri Mustafa.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...