Home Lajme KOSOVË Diaspora voton, arrijnë mbi 15 mijë fletëvotime në Kosovë

Po vazhdojnë të vijnë pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për Indeksonline se deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është 15 mijë e 966.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”.

Kujtojmë që pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.