Home Lajme KOSOVË Digjet automjeti për bartjen e parave në Duhël (VIDEO)

Automjeti i cili shërben për transport të parave është kapluar nga zjarri derisa ishte në lëvizje.

Rasti ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në pamjet e dërguara nga lexuesit shihet automjeti teksa digjet në motor ndërsa ende nuk dihet nëse brenda tij ka pasur të holla.

Nga ky shpërthim zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa afër automjetit shihet teksa qëndron edhe njëri nga punëtorët e kompanisë.