Home Lajme BOTË Dijetarët palestinezë e cilësojnë vendimin e KS të OKB-së si një vendim...

Delegacioni i Dijetarëve dhe Ftuesve (thirrësve) të Jerusalemit, vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e veprimtarive të vendbanimeve të jashtëligjshme në tokat Palestineze të pushtuara nga Izraeli, e vlerësuan si një “vendim historik”.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ish-myftiu i Palestinës, Ikrime Sabri që është në krye të delegacionit, shkruhej: “Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pranimi edhe pse vonë i vendimit që kërkon “ndalimin e menjëhershme dhe të plotë” të vendbanimeve të jashtëligjshme çifute në tokat e Palestinës të pushtuara nga Izraeli është një plan kurajoz. Është një vendim historik i marrë në drejtimin e duhur”.

Delegacioni bëri thirrje që vendimi për “ndalimin e menjëhershme dhe të plotë” të vendbanimeve të jashtëligjshme çifute në tokat e Palestinës të vihet menjëherë në veprim duke ndaluar kështu shkeljet e Izraelit.

Në deklaratën ku shkruhej se ndërtimi i kolonive çifute është një manifestim i pushtimit nga ana e Izraelit dhe nënvizohej gjithashtu se: “i duhet dhënë menjëherë fund pushtimit dhe manifestimit të pushtimit që vazhdon prej vitesh ndaj popullit palestinez. Ka ardhur koha që populli palestinez të shpëtojë nga ky pushtim” shkruhet në deklaratën e ish-myftiut të Palestinës, Ikrime Sabri. /TRT/

 

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...