Home Sport Distria Krasniqi e fiton të Artën në Kinë

Distria Krasniqi e fiton të Artën në Kinë 🏅

Distria Krasniqi e ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar me ippon për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.Pejania arriti të fitojë të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke shënuar katër fitore më mastersin që morën pjesë 32 garuesit më të mirë në kategori.