Home Lajme “DITA PA MAKINA NË PRIZREN”

Të martën, më 22 shtator në Prizren do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, që është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave.Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, nesër, një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për një orë (11:00-12:00) dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme. Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative (rr. “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”).”Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës.

LAJME