Home Lajme KOSOVË Djali i Haxhi Shalës, Flakroni “jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin...

Flakron Shala, djalë i deputetit, Haxhi Shala, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, rreth raportimeve të tija si konsull.Ai thotë se ndihet shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së ka pasur mundësinë që të përfundonte studimet themelore master dhe jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.Shala theksoi se në pozitën konsull i përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës është emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të presidentit të Kosovës.“I gjithë ky proces është bazuar në CV-në time dhe përvojën pesëvjeçare në pozitën si menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në Bordin e drejtorëve në kompaninë çeke “Elanor a.s.” pëfshirë kualifikimin universitar me gradën master i ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi teoria e ekonomisë”, ka deklaruar ai.Reagimi i plotë:Të nderuar miq, shoqeri civile dhe media të Republikës së Kosovës!Meqenëse së fundmi disa media e portale kanë etiketuar emërimin tim në pozitën konsull i përgjthshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, në shumë raste duke paragjykuar profilin tim, po ju jap këtë sqarim se:Unë ndihem shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së kam pasur mundësinë që të përfundoja studimet themelore master dhe jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.Në pozitën konsull i përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës jam emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të presidentit të Kosovës. I gjithë ky proces është bazuar në CV-në time dhe përvojën pesëvjeqare në pozitën si menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në Bordin e drejtorëve në kompaninë çeke “Elanor a.s.” pëfshirë kualifikimin universitar me gradën master i ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi teoria e wkonomisë.Nëse unë jam djali i një deputeti dhe ish-pjesëtari të UÇK-së, kjo nuk do të duhej të përbënte pengesë dhe as të nxiste debat publik për asnjë shtetas të Kosovës që të emërohet në detyra shtetërore dhe as për mua.Prindi im Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët e tjerë, pra deputeti nuk ka kompetenca të emërojë apo shkarkojë zyrtarët e MPJ-së dhe as konsujt e përgjitḧshëm.Jam i nderuar dhe i motivuar që si kuadër i përgatitur dhe edukuar në Republikën Çeke bashkë me përvojën time perëndimore, të përfaqësoj me dinjitet, profesionalizëm dhe kujdes Republikën e Kosovës kudo, në çdo takim, aktivitet apo detyra të konsullit të përgjithshëm.Flakron H. ShalaPragë, 25.11.2020