Home Lajme DORËHIQEN MINISTRJA GORDANA JANKULLOVSKA DHE SASHO MIJALLKOV, DREJTORI PËR ZBULIM DHE KUNDËRZBULIM

Pas ngjarjeve në Kumanovë dhe aksionit policor në “Lagjen e Trimave”, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ka dhënë dorëheqje nga funksioni i saj. Sipas informacioneve përpos dorëheqjes së numrit një të policës, edhe funksionar tjerë të lartë nga kreu shtetëror kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, megjithëse për këtë gjë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtarë.
Dorëheqjen e ministres e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në rrjetin social facebook, njofton SHENJA.

“Një dallëndyshe nuk e bënë pranverën, por e paralajmëron. Lamtumirë Gordana, Lamtumirë Nikolla”, ka shkruar Shilegov.

Po ashtu edhe Drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ka dhënë dorëheqje nga funksion i tij. Për vendimin e tij, Mijallkov ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Në interes të Maqedonisë, duke e parë se nëse e bëj këtë do të ndihmoj në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me veprimin saj jo shtetëror, ndërsa i vetëdijshëm se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe se me kohë do të jetë edhe më e qartë, dëshiroj të informoj se jap dorëheqje nga pozicioni i Drejtorit në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim. Çdoherë do të jem këtu për Maqedoninë dhe popullin tonë”, thuhet në letrën që ja ka dërguar Mijallkov, kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton SHENJA.