Home Lajme Dragashi lë prapa qytetet e mëdha, ndan nga 500 euro për të...

Komuna e Dragashit që drejtohet nga kryetari Shaban Shabani ka formuar komision vlerësues për t’iu ndarë mjete personave të infektuar me Covid-19 dhe familjarëve të personave që kanë vdekur nga ky virus. Nga këto subvencione që po i ndan Komuna e Dragashit, deri tash kanë përfituar 179 veta në vlerë 90 mijë e 410 euro. Një person i infektuar ka përfituar 505 euro, derisa familjet që iu ka vdekur një familjar nga Covid, kanë përfituar ndihmë 950 euro.