Home Lajme KOSOVË Dramë në “Minatori”, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku fituesi u vendos pas dy vazhdimeve.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:31. Por, kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën monedhë iu revanshua në periudhën e dytë, 28:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 51:53.

Lojë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë deri në dy minutat e fundit të kësaj pjese, ku Trepça arrin epërsi prej pesë pikëve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:70. Mitrovicasit arritën epërsinë më të lartë 81:72, por Prizreni nuk u dorëzua dhe me një seri të suksesshme kalon në epërsi 81:82.

Deri në çastet e fundit të 10 minutave të fundit u zhvillua përballje dramatike, por pa fitues 89:89 dhe ndeshja shkon në vazhdime. Drama në ‘Minatori’ vazhdoi edhe në vazhdime, por sërish pa fitues. Dy skuadrat shënuan nga nëntë pikë.