Home Lajme KOSOVË Drejtori i shkarkuar i ATK-së thotë se Hoti lejoi një rrjet kriminal...

Ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka hedhur një sërë akuzash për keqpërdorime në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, i cili dje e shkarkoi atë.Ai tha se derisa Hoti ka qenë në krye të Ministrisë së Financave ishte i përfshirë në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve.“Kemi pasur një dyshim për një rrjet kriminal me abuzim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit me miliona euro gjatë periudhës së vitit 2016. Kemi mbi 7200 biznese të cilat për tri vjet, 2016-2019 kanë realizuar mbi 3 miliardë euro dhe nuk është paguar tatim. Për këtë ka qenë në dijeni menaxhmenti i kaluar. Ashtu siç i kemi adresuar në kohë, ne nuk do të heshtim edhe më tutje. Heshtja e tyre për dhënie të mundësisë për biznese pa licenca, për mosngritje të kallëzimeve penale dhe për të gjitha këto është heshtur nga ana e linjës vertikale të zyrtarëve. Kjo është adresuar nga ana ime me ardhjen në detyrë në organet përkatëse”.“Ky është nepotizmi. Pikërisht ky kryeministër ka abuzuar me ndikimin në Prokurorinë e Shtetit. A është ndryshe kapja e shtetit. Për këto raste nuk po ngriten aktakuzë sepse i kanë marrë në punë fëmijët e prokurorëve dhe të gjyqtarëqve. Zyrtarët e ATK-së e kanë vendin në burg”.“Në këtë proces, jam bërë i padobishëm sepse kam prishur strofullin e tyre, për këtë edhe kryeministri merr vendim në mes të natës”.Murtezaj në një konferencë për media ka folur edhe për vjetërsim të borxheve duke thënë se lejimi i tyre bëri që miliona euro borxhe të vjetërsohen duke mos marrë veprime. Janë lejuar të fshihen miliona euro borxhe pa dhënë përgjegjësi”.