Home Lajme Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren impelementon projektin “Vendosja e Sinjalizimit Horizontal...

Në kuadër të projekti, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ngritjen e sigurisë në trafik, janë duke u ndërruar dhe plotësuar të gjitha shenjat e trafikut dhe i gjithë sinjalizimi horizontal. Shenjat vertikale janë te tipit “3M Diamond Grade”, të kualitetit më të lartë, ndërsa shenjëzimi është “Termoplastik”, i cili aplikohet për herë të parë në Prizren!Po ashtu, në kuadër të këtij projekti, Drejtoria për Shërbime Publike së shpejti do të fillojë edhe implementimin e sinjalizimit ndriçues. Komuna e Prizrenit do të vazhdojë punën për përmirësimin e sigurisë në trafik, duke vendosur pajisje bashkëkohore dhe kualitative.