Home Lajme KOSOVË Duda Balje: Do ta votoj Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës

Më 25 mars, Albin Kurtin do ta votoj me dy duart për kryeministër të Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit Boshnjak, Duda Balje, ka thënë se Kosova pas 13 vitesh pavarësie është në rrugë të mbarë të integrimeve.

Ajo ka thënë se pas fitores së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Kosova po ecën në rrugë të sigurt drejt familjes së madhe evropiane.

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq e paraqitur kundër vendimit plotësues të PZAP me qrast pas këtij vendimi pritet që Duda Balje të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e minoriteteve jo shumicë.