Home Lajme BOTË Dy heronjtë që ndihmuan policët dhe qytetarët e plagosur në Vjenë

Austria është në ankth dhe panik pas sulmeve të tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Vjenë.Në një sulm që dyshohet se ishte terrorist, organizuar nga një simpatizant i grupit ekstremit ISIS, mbetën të vdekur tre persona e të plagosur dhjetëra të tjerë.Ndërsa, kudo po flitet për dy djem të ri, të cilet me të drejtë po konsiderohen si heronjtë e mbrëmjës së frikshme të 2 nëntorit, transmeton Indeksonline.Bëhet fjalë për dy shtetas turq, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar të plagosurit në mesin e tyre edhe një oficer policie.“Vjena po flet për këta dy të rinj heronjë turq .. Dy atletë të quajtur Mikail Özen dhe Rexhep Tajip Gyltekin shpëtuan një grua në mes të sulmit terrorist dhe ndihmuan policinë e plagosur .. U deklarua se Rexhep Tajip Gyltekin gjatë këtij akti heroik ka mbetur i plagosur”, shkruhet kudo në rrjete sociale.

KULTURË

0 61

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren