Home Lajme KOSOVË Dy makina kosovare aksidentohen rëndë në Rrugën e Kombit, të lënduarit dërgohen...

Dy makina me targa të Kosovës janë përplasur në afërsi të Fangut në Rrugën e Kombit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të njërit prej shoferëve.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.